Një rast i rëndë ka ndodhur në Han të Elezit, ku dhjetëra persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food.
Siç ka bërë të ditur për T7, Bashkim Hazizi nga QKMF atje, vetëm nga ora 12, deri tani, janë paraqitur 9 raste të reja.
‘‘Nga ora 12:00 deri më tani kanë ardhur edhe 9 raste të reja, me simptoma si të vjella, barkqitje etj. Megjithatë, gjendja e tyre është stabile. Disa po marrin terapi ambulatore, ndërsa disa të tjerë janë liruar për në shtëpi me terapi përcjellëse. Për momentin, trajtimi është ofruar me kohë dhe menaxhimi i rasteve po shkon mirë. Besoj se nuk do të ketë raste të reja. Zakonisht, gjatë stinës së verës pritet të ketë fluks pacientësh me simptoma të ngjashme dhe ne, si staf, gjithmonë përgatitemi për raste të tilla’’, ka thënë ai,

