Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një adresim publik ka treguar se pas nënshkrimeve brenda LDK-së për Kuvend Komunal do të mbahet ky kuvend, ndonëse tha ka edhe 207 delegatë që nuk janë bërë pjesë e kësaj nisme.
Pas kësaj, Abdixhiku tha se do të ndërpres negociatat për formimin e institucioneve.
Ai tha se nuk mund të negociojë në emër të LDK-së, përderisa mandati i tij brenda partisë është vënën në diskutim. Tutje tha se qytetarët dhe LDK do ta pësojnë më së shumti.
“Më duhet të njoftoj qytetarët e vendit tim që për shkak të kësaj nisme detyrohem t’i ndërpres gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës së i prisnit tash e kësaj kohë. Në këto rrethana për shkak të kësaj nisme nuk do të ishte aq serioze aq e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë sime”, ka thënë ai

