Pacolli – Bajramit për Sferkën: Në vend se të derdhësh lotë krokodili fol me Muhaxherin – kollaj që si centrifugë ta shpërndash fajin

by Nexhat

Ministrja e Mjedisit në detyrë, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur Hykmete Bajramit, deputete e zgjedhur nga radhët e LDK-së, për rastin e deponisë në Sferkë, në vendlindjen e Bajramit.

Pacolli i thotë Bajramit, “në vend se të derdhësh lotë krokodili duke përdorur fjalë melankolike për gjendjen në Deponinë e Sferkës, pra vendlindjes tënde, është mirë të flasësh me zotin Muhaxheri, i cili ka nën menaxhim këtë deponi”.

banner

Reagimi i saj i plotë:

E nderuara nënkryetare e LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkëpunëtore e ngushtë me njeriun që është përgjegjës për Deponinë e Sferkës, Gazmend Muhaxheri!

Në vend se të derdhësh lotë krokodili duke përdorur fjalë melankolike për gjendjen në Deponinë e Sferkës, pra vendlindjes tënde, është mirë të flasësh me zotin Muhaxheri, i cili ka nën menaxhim këtë deponi.

Përpjekja për ta manipuluar publikun me procese që nuk kanë fare lidhje me menaxhimin aktual të deponisë, siç është investimi që po përgatitet nga KMDK-ja e Qeveria për ta trajtuar këtë situatë, nuk mund ta shkarkojë përgjegjësinë që ka bashkëpartiaku yt në krye të Komunës së Pejës.

Është fort e kollajshme që si një centrifugë të provosh ta shpërndash fajin tek ata që po përpiqen ta adresojnë këtë situatë, vetëm për ta mjegulluar përgjegjësinë për menaxhim të kësaj deponie. Nëse të dhemb shpirti për vendlindjen siç e thua, do i shkoje në zyrë kryetarit të Pejës për ta pyetur pse nuk ndërmerr asnjë hap për ta trajtuar sado pak këtë deponi.

Në anën tjetër ne ju sigurojmë që kemi bërë hapa drejt zgjidhjes së qëndrueshme të çështjes së deponisë së Sferkës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy