Ka përfunduar pjesa e parë e superndeshjes gjysmëfinale të Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës.
Në ndeshjen që po luhet në Atlanta, rezultati pas pjesës së parë është i barabartë – pa gola.
Në 45-minutëshin e parë nuk u prodhuan shumë raste të mira shënimi, përveç një nga Enzo Fernandez që ishte më së afërti për të shënuar gol nga një goditje jashtë zonës.
Kjo pjesë e parë u karakterizua me faula të shumtë dhe të ashpër në të gjitha anët e fushës.
Posedimi ishte në anën e Argjentinës, teksa asnjëra kombëtare nuk pati goditje brenda kornizës së portës.
Dy kartona të verdhë u shpërndanë nga gjyqtari amerikan Elfath, një për Elliot Andersonin në minutën e 37-të, e tjetri për Lisandro Martinezin në minutën e 42-të.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në finale ndaj Spanjës, me datën 19 korrik, në stadiumin “MetLife Stadium”, me fillim nga ora 21:00

