Ministrja serbe, Snezana Paunovic, ka thënë se deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” i është nxjerrë nga konteksti.
Ajo i ka kërkuar falje presidentit serb, Aleksander Vucic dhe Qeverisë serbe, duke thënë se “s’janë as fajtorë as përgjegjës”, shkruan Euronews serbia,
Paunovic e ftuar në Informer TV, e konsideroi keqdashëse që “vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni” u nxorën dhe se kjo u shndërrua në një çështje politike.
“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo

