Muller: Nuk mund ta besoj se si iu qas Anglia ndeshjes ndaj Argjentinës

by Nexhat

Ylli Thomas Muller nuk i fshehu mendimet e tij lidhur me qasjen taktike të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai kritikoi ashpër vendimet e trajnerit Thomas Tuchel, pasi Argjentina e mundi Anglinë 2-1 duke përmbysur rezultatin, raporton Index.hr,

Muller, i cili e ndoqi kampionatin si komentues ekspert për televizionin gjerman, fillimisht i uroi mirëseardhjen në MLS ish-bashkëlojtarit të tij te Bayerni, Robert Lewandowski, dhe më pas dha analizën e tij për gjysmëfinalet.

banner

“Argjentina bëri një ndeshje fantastike. Nuk mund ta besoj apo ta kuptoj se si e qasi Anglia këtë ndeshje, veçanërisht pasi kaloi në avantazh,” tha Muller.

“Nuk e kuptoj pse e lejuan të gjithë skuadrën e Argjentinës të dërgonte top pas topi nga pozicione ideale për krosime. Por nejse, s’ka rëndësi”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy