E nënshkruar nga e 53 deputetë serbë, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e Paunoviqit – Kamberi: Arsyetoi spastrimin etnik

by Nexhat

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesa zyrtare për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj për shqiptarët.

Sipas Kamberit, iniciativën e kanë ndërmarrë Grupi Parlamentar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa ajo është mbështetur me nënshkrimet e gjithsej 53 deputetëve të opozitës.

banner

Ai bëri të ditur se kërkesa i është dorëzuar kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut, me kërkesën që pa vonesë t’i propozojë Kuvendit Popullor shkarkimin e Paunoviqit.

Kamberi theksoi se arsyeja e kësaj nisme janë deklaratat e ministres, të cilat, sipas tij, arsyetojnë spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve ’90.

“Kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore”, ka deklaruar Kamberi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy