Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, ka folur për media pas një takimi që është zhvilluar brenda selisë së LDK’së.
I pyetur për deklarimet nga LVV që kanë të bëjnë me zhvillimet në LDK, Ferati ka thënë se partia e Kurtit s’duhet të merret me punët e brendshme të LDK’së dhe ka rikujtuar se Abdixhiku ka pezulluar takimet me ta deri në zgjidhjen e situatës së brendshme në LDK.
“VV të mos mendojë për çështjet tona. Kemi një mori njerëzish që mendojnë. VV s’ka nevojë me mëndu për punët tona të brendshme. Ata janë parti e parë. Kryetari ka dekalru që i ka pezullu takimet derisa t’i kryejmë punët tona të brendshme”, ka deklaruar ai

