Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është bërë më klub të ri.
Mbrojtësi kosovar do të vazhdojë karrierën në Serie A. Vojvoda në sezonin e ri do të vesh fanellën e Udineses, skuadër e njohur në futbollin italian.
Sipas medieve italiane, tashmë Udinese ka arritur marrëveshje me Como-n për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Kosovari dhe Udinese kanë arritur marrëveshja dyvjeçare, ndërsa marrëveshja parashikon edhe mundësinë e zgjatjes për një sezon tjetër. Ndërkohë, Como pritet të arkëtojë rreth 1.3 milionë euro nga shitja e kartonit të 31-vjeçarit.
Për Vojvodën, ky do të jetë kapitulli i tretë në Serie A. Ai debutoi në kampionatin italian me Torinon, më pas u transferua te Como, ndërsa tani është gati të veshë fanellën e Udineses.
Futbollisti kosovar e nisi karrierën në Belgjikë, ku u zhvillua në akademitë vendase dhe më pas u afirmua me Standard Liezh, përpara se të transferohej në Itali, ku prej vitesh është një emër i njohur në elitën e futbollit italian

