Hetim i përbashkët me SHBA’në, Policia njofton për arrestimin e të dyshuarit për shitje të të dhënave bankare të amerikanëve

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se së bashku me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar kontrolle në rajonin e Prizrenit, në një rast, që është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në komunikatë bëhet e ditur se, i dyshuari, për përfitime pasurore për vete, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online, përcjell Gazeta Express.

banner

‘’ I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të  mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin’’, thuhet në njoftim.

Komunikata:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 16 Korrik 2026

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast është zhvilluar kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit. Ky rast është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së.

Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të  mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe prova relevante për rastin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy