Sturridge beson te Anglia: Koha e trofeut do të vijë

by Nexhat

Anglia do të duhet të presë edhe katër vite të tjera për të tentuar triumfin në Kupën e Botës, pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Botërorit 2026.

“Tre Luanët” humbën 2-1 ndaj kampionëve në fuqi, pasi golat e vonshëm të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez përmbysën avantazhin e skuadrës angleze dhe i dhanë fund ëndrrës për një tjetër finale botërore.

banner

Megjithatë, ish-sulmuesi i Anglisë, Daniel Sturridge, beson se kjo gjeneratë e futbollistëve anglezë është shumë pranë suksesit të madh dhe se trofetë janë vetëm çështje kohe.

“Që nga viti 2018, kjo është statistikisht gjenerata më e mirë që kemi prodhuar që nga viti 1966. Dy finale, dy gjysmëfinale dhe një çerekfinale në pesë turne të mëdha. Ende nuk kemi fituar një trofe, por ata na kanë bërë të besojmë përsëri. Jam krenar për ta dhe koha e tyre do të vijë”, ka deklaruar Sturridge.

Anglia ka përjetuar një periudhë të suksesshme në vitet e fundit. Pas rikthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2018, skuadra arriti dy finale të Kampionatit Evropian në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa gjithashtu luajti çerekfinalen e Botërorit 2022.

Pas largimit të Gareth Southgate, në krye të ekipit erdhi Thomas Tuchel, i cili pritet të vazhdojë detyrën dhe të udhëheqë Anglinë drejt Euro 2028.

Tashmë, Anglia do të përballet me Francën në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës më 18 korrik, përpara se të nisë fushatën e ardhshme në Ligën e Kombeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy