Analisti Blerim Latifi gjendjen në LDK e përshkroi si ”krizë për lidership”.
Latifi në Pressing në T7, tha se VV është rritë në kurriz të LDK-së, sipas tij votat në LVV kanë ardhë nga LDK “duke prodhuar krizën e madhe”.
“Ndarjet e përçarjet në LDK i bashkon një çështje, të gjitha kanë qenë për lidershipin kush me marrë lidershipin e partisë. LDK pas vdekjës së Ibrahim Rugovës nuk ka arritë për 20 vjet me stabilizu çështjen e lidershipit. Nuk ka arritë me emëru një lider të qëndrushëm që jo vetëm e konsolidon partinë, por me shënu fitore në garat elektorale”, tha Latifi.

