Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se as kësaj radhe Kosova nuk do të ketë institucione funksionale.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se përgjegjësi kryesor për këtë situatë është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk do të kemi institucione. Pra, do të kemi qeveri, nuk do të kemi president dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Kjo është për shkak të Albin Kurtit. Megjithatë, ai ka qenë shkaktar dhe fajtor, para së gjithash, me shkaktimin e zgjedhjeve”, tha Kajtazi.

