Paunovic vazhdon modifikimin e fashizmit të saj për “spastrim etnik” të Kosovës: Jo duke likuiduar, por me vullnet të lirë

by Nexhat

Ministrja serbe, Snezana Paunovic, po vazhdon të defilojë nëpër studio televizive në Serbi pas skandalit që ka shkaktuar me deklaratën e saj për “spastrim etnike të Kosovës”.

Pasi të enjten i ka kërkuar falje Vuçiqit e kryeministrit të saj dhe jo shqiptarëve, Paunovic sot është shfaqur në “TV Prva”, duke u munduar të arsyetohet për fashizmin e saj ekstrem.

banner

Ajo ka thënë se e ka menduar një “spastrim etnik” me “vullnet të lirë” dhe jo “duke likuiduar dikë”, shkruan N1, transmeton Express.

“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë. Shpjegimi i asaj deklarate sime ishte ky: Millosheviqi duhej të bënte këtë  kushdo që nuk e respektonte Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë, të kthehej në vendin e tij amë, të cilin e konsideronte më të mirë, ndërsa me terroristët, si kudo në botë, të merreshin forcat zyrtare të armatosura.”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy