Mijacic: Si një serb nga Kosova ndihem i turpëruar nga ato që thotë Paunovic, u bë ministre duke mbrojtur trashëgiminë e Millosheviqit

by Nexhat

Analisti politik, Dragisa Mijacic, ka thënë se si një serb që ka prejardhje nga Kosova, ndihet i turpëruar me deklarimet e ministers Snezana Paunovic.

Mijacic në një postim në profilin e tij në “X” ka thënë se Paunovic është ngjitur në pozitën e ministres duke mbrojtur trashëgiminë e Sllobodan Millosheviqit, .

banner

“Snezana Paunovic e ka ndërtuar karrierën mbi atë fatkeqësi, duke avancuar deri në nivelin që të bëhet ministre në Qeverinë e Republikës së Serbisë (!). Prandaj, deklaratat e saj nuk duhet të habisin askënd. Ajo ka qenë gjithmonë mbrojtëse e trashëgimisë dhe e vlerave të regjimit kriminal të Millosheviqit, gjë që po ua dëshmon qartë të gjithëve edhe këto ditë”, ka shkruar Mijacic.

Ai ka thënë se duhet shqetësuar se si një person si Paunovic ka arritur të ngjitet në majat e pushtetit dhe si është pranuar që ajo të jetë pjesë e qeverisë.

“Ajo që duhet të na shqetësojë është se si një person i tillë arriti të bëhet ministre në Qeverinë e Serbisë dhe si ne, si shoqëri, kemi pranuar që njerëz të tillë të jenë pjesë e shtetit dhe e hapësirës publike.

Si serb nga Kosova, ndihem sinqerisht i turpëruar nga ajo që thotë dhe përfaqëson zonja Paunovic”, ka shkruar Mijacic.Ai ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e saj.

“Nëse ka qoftë edhe pak nder, zonja Paunovic duhet të japë dorëheqje menjëherë. Nëse ka qoftë edhe pak guxim, kryeministri Macut duhet të nisë menjëherë procedurën për shkarkimin e ministres Paunovic. Nëse ka qoftë edhe pak moral, Daçiçi duhet ta përjashtojë zonjën Paunović nga SPS-ja. Askush nuk ka nevojë t’ju tregojë se çfarë duhet bërë – ju vetë e dini mirë se cili është veprimi i duhur.”, ka përfunduar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy