Therje me thikë në qendër të Podujevës – Një person dërgohet në spital, arrestohet i dyshuari

by Nexhat

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sonte në Podujevë, ku një person është therur me thikë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

banner

Kjo e fundit ka shtuar edhe se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, dhe se, lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar.

‘’Sot rreth orës  19 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në  Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. 

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar’’, ka thënë ajo 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy