Laporta i bindur: Spanja është më e fortë se Argjentina, por arbitri duhet ta mbajë ndeshjen nën kontroll

by Nexhat

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një deklaratë të fortë para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, duke shprehur bindjen se “Furia e Kuqe” ka ekip më cilësor dhe është favorite për trofeun.

“Spanja do ta fitojë finalen e Kupës së Botës. Ne kemi ekip më të mirë se Argjentina”, deklaroi Laporta.

banner

Megjithatë, kreu i klubit katalanas theksoi se një rol të rëndësishëm do ta ketë edhe gjyqtari i finales.

“Nëse arbitri e merr ndeshjen nën kontroll, Spanja ka shanse më të mëdha për të fituar. Por arbitri duhet ta imponojë veten”, shtoi ai.

Deklarata e Laportës vjen vetëm pak ditë para finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, një përballje që pritet të jetë ndër më të ndjekurat dhe më të diskutuarat e këtij Botërori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy