Ndahet nga jeta legjenda angleze, fituesi i dyfishtë i Topit të Artë

by Nexhat

Futbolli anglez dhe ai botëror është në zi.

Kevin Keegan, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Anglisë dhe fitues i dyfishtë i “Topit të Artë”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

banner

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij.

Keegan do të mbahet mend si një ikonë e Liverpoolit dhe një nga futbollistët më të spikatur të shekullit XX. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai fitoi dy herë radhazi çmimin prestigjioz “Ballon d’Or”, në vitet 1978 dhe 1979, duke hyrë në historinë e futbollit evropian.

Përveç suksesit si futbollist, Keegan kontribuoi edhe si trajner. Ai drejtoi Kombëtaren e Anglisë në periudhën 1999-2000, ndërsa më herët kishte lënë gjurmë edhe në pankinat e klubeve angleze.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy