Gjurimimi i Tuberkulozës vazhdon të jetë sfida më kryesore në Kosovë, ndërsa stigma rreth kësaj sëmundjeje po vështirëson zbulimin dhe trajtimin e rasteve.
Pulmologu i QKUK-së, Besim Morina tha se shumë pacientë e fshehin diagnozën nga frika e paragjykimit, duke penguar edhe testimin e personave në kontakt me ta.
Gjatë vitit 2025, në Klinikën e Pulmologjisë janë trajtuar 216 persona me tuberkulozë aktive dhe latente.
Mjekët theksojnë se gjurmimi i rasteve mbetet sfida kryesore, pasi sëmundja mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa simptoma.

