Shi, rrufe, erë e breshër, Instituti Hidrometeorologjik njofton për motin që do të përfshijë sot zona të ndryshme

by Nexhat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi territorin e Republikës së Kosovës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Siç thuhet në  njoftim, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu, rrufe, ndërkohë ne disa zona nuk përjashtohen rrebeshe më intensive të shiut, erëra të përkohshme të fuqishme dhe breshër.

banner

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat maksimale do të shkojë nga 31°C – 33°C, derisa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke u fuqizuar përkohësisht në zonat ku zhvillohen proceset stuhore.

IHMK rekomandon që qytetarët të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave ë forta dhe reshjeve intensive të shiut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy