Manchester United kontakton agjentin e Manu Kone, Roma vendos çmimin prej 50 milionë eurosh

by Nexhat

Manchester United po vazhdon kërkimet për një mesfushor të ri dhe emri më i fundit në listën e “Djajve të Kuq” është ai i Manu Kone.

Sipas raportimeve të mediave angleze, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar kontakte telefonike me përfaqësuesit e mesfushorit francez të Romës, megjithatë ende nuk ka një ofertë zyrtare në drejtim të klubit italian.

banner

Roma nuk dëshiron ta shesë 25-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë Kupës së Botës 2026. Megjithatë, nëse në tavolinë mbërrin një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh, drejtuesit verdhekuq janë të gatshëm të ulen për negociata,

Kone konsiderohet si një nga prioritetet e Manchester United për repartin e mesfushës, ndërsa marrëdhëniet e mira mes klubit anglez dhe agjentëve të lojtarit mund të ndihmojnë në avancimin e bisedimeve gjatë ditëve në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy