Haxhiu thotë se bashkë me kabinetin shpenzuan mbi 12 mijë euro qe kur hyri në Presidencë deri në fund të qershorit

by Nexhat

Presidenca e Kosovës ka publikuar shpenzimet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kabinetit të saj që kur ajo hyri në zyre deri më 30 qershor.

Shpenzimet gjatë kësaj periudhe janë gjithsej 12,421.39 euro, sipas Presidencës.

banner

Presidenca tha se pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026 e publikoi “për informim të saktë të publikut”.

“Për të shmangur çdo paqartësi, theksojmë se këto janë shpenzimet që i përkasin periudhës nga marrja e detyrës nga u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, më 4 prill 2026, deri më 30 qershor 2026”.

Presidenca gjithashtu u zotua se do të japë përgjigje për “çdo medium apo palë e interesuar për të dhëna dhe sqarime shtesë”, duke publikuar kontaktin e saj: zprk@president-ksgov.net.

“Informacioni i kërkuar drejtpërdrejt nga institucioni mundëson raportim të plotë dhe shmang krijimin e perceptimeve të pasakta përmes paraqitjes së pjesshme ose jashtë kontekstit të të dhënave”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy