Zbulohet shuma se sa do t’i ofrojë Arsenali për Bruno Guimaraes në drejtim të Newcastle

by Nexhat

Arsenali është gati të bëjë ofertën e tretë për Bruno Guimaraes, me shpresën se ajo do të jetë vendimtare, ndërsa Newcastle po përballet me një vendim të vështirë për të ardhmen e kapitenit të tij.

Klubi londinez e ka vendosur mesfushorin brazilian si objektivin kryesor për repartin e mesfushës gjatë këtij afati kalimtar.

banner

Sipas raportimeve, marrëveshja për kushtet personale me Guimaraes tashmë është arritur, ndërsa 28-vjeçari është i vendosur ta realizojë transferimin te kampionët e Premierligës.

Gazetari Fraser Fletcher raportoi të hënën se Guimaraes e ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij për t’iu bashkuar Arsenalit.

Braziliani mbush 29 vjeç më vonë gjatë këtij viti dhe ai beson se tani është momenti i duhur për të bërë lëvizjen e fundit të madhe në karrierën e tij.

Arsenali deri më tani ka bërë dy oferta, por asnjëra nuk është dorëzuar zyrtarisht.

Oferta e parë, në vlerë prej 55 milionë funtesh, është bërë vetëm verbalisht, ndërsa e dyta, prej 65 milionë funtesh, është paraqitur përmes ndërmjetësve dhe agjentëve.

Newcastle i ka refuzuar të dyja, duke këmbëngulur se nuk dëshiron ta shesë Guimaraesin, sidomos pasi këtë verë është ndarë tashmë me Sandro Tonalin dhe Anthony Gordonin.

Megjithatë, gazetari Craig Hope i “Daily Mail” ka raportuar se 75 milionë funte mund të jenë shuma që do ta bindte Newcastle të ndryshonte qëndrim.

Nga ana tjetër, Fabrizio Romano ka deklaruar se klubi anglez mund të kërkojë deri në 90 milionë funte për të dhënë dritën jeshile për largimin e mesfushorit.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Arsenali po përgatit tashmë ofertën e tretë.

Ai shkroi në rrjetin social “X”: “Arsenali planifikon të bëjë një tjetër ofertë për Bruno Guimaraes, siç u raportua edhe këtë mëngjes. Edhe pse Newcastle mohon se ka pasur bisedime zyrtare direkte deri më tani, Arsenali po e përshpejton interesimin. Oferta e fundit, e bërë përmes ndërmjetësve, ishte deri në 65 milionë funte. Arsenali pritet të ofrojë më shumë se 70 milionë funte, ndërsa kushtet kryesore me Guimaraes tashmë janë dakorduar. Burime pranë Newcastle këmbëngulin se klubi dëshiron ta mbajë lojtarin. Gjithashtu, edhe një klub tjetër i Premierligës ka bërë së fundmi një interesim për brazilianin”.

Me ofertën e re që pritet të kalojë shifrën e 70 milionë funtesh, Arsenali do t’i afrohet vlerës prej 75 milionë funtesh, e cila sipas raportimeve mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur Newcastle.

Me kushtet personale tashmë të dakorduara me lojtarin, vëmendja tani është te reagimi i Newcastle, nëse dhe kur oferta e tretë do të dorëzohet zyrtarisht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy