MIT njofton për një intervenim në Shtërpcë, kërkojnë të shmangen qarkullimet e panevojshme kur ka paralajmërime për stuhi

by Nexhat

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar në hyrje të Shtërpcës, në rrugën R115, pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën.

Sipas ministrisë, nga erërat e forta janë rrëzuar drunj që kanë shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

banner

Ministria bëri të ditur se pas ndërhyrjes së ekipeve në terren rruga është pastruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.

Tutje u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe duke përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy