Kajtazi pesimist: Edhe në pranverë do flasim për bllokadë

by Nexhat

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka shprehur pesimizëm për tejkalimin e bllokadës politike në Kosovë, duke vlerësuar se situata nuk do të ndryshojë as në muajt e ardhshëm.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se edhe një vit pas protestës simbolike të avokatit Arianit Koci për konstituimin e Kuvendit, vendi vazhdon të përballet me të njëjtin ngërç institucional.

Po flasim për debat të njëjtë ë sikur para një viti, sikur sot. E mbase po flasim për të njëjtën çështje sikur në pranverën e vitit të ardhshëm sepse dhe në pranverën e vitit të ardhshëm do të jemi në të njëjtën situatë”, deklaroi ai.

Kajtazi nuk sheh sinjale se gjendja do të ndryshojë, pasi, siç u shpreh, kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë “i papenguar” në veprimet e tij.

banner

Ai kritikoi edhe partitë opozitare, duke thënë se ato nuk kanë arritur të krijojnë një kundërpeshë politike ndaj qeverisë dhe se mungon një angazhim serioz për të zhbllokuar situatën institucionale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy