Aymeric Laporte ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës gjatë kësaj vere, duke i dhënë klubit katalanas një përforcim të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes.
Mbrojtësi i Athletic Bilbaos zhvilloi një Kupë Bote 2026 shumë të mirë me Spanjën, duke qenë një nga lojtarët kyç në rrugëtimin e “La Rojas” drejt titullit të dytë kampion bote.
Paraqitjet e tij bindën Barcelonën të hidhej në sulm për transferimin e 32-vjeçarit.
Sipas disa mediave spanjolle, Barcelona nuk do të ketë nevojë të negociojë me Athletic Bilbaon, pasi kontrata e Laportes përmban një klauzolë lirimi prej vetëm 15 milionë eurosh.
Kanali katalanas “Esport3” raporton se Laporte është i gatshëm të transferohet te Barcelona për sezonin e ri.
Po sipas këtij burimi, persona pranë futbollistit i kanë bërë të ditur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, se mbrojtësi spanjoll ka dhënë miratimin për t’iu bashkuar “Blaugranëve” gjatë këtij afati kalimtar veror.

