Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, në një lidhje direkte në Pressing në T7, tha se “numri është shumë më i madh që edhe tutje ka vazhduar dërgimi i nënshkrimeve nga delegatët”, për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor brenda LDK-së.
Ai tha se nënshkrimet janë konfirmuar dhe nuk ka arsye të mos thirret Kuvendi i partisë.
“Këto ditë delegatët e LDK-së janë përballe me lloj lloj propagande, fyerje e linçime, ata janë figura të rëndësishme, aktivistë, të rinj e të reja”, tha Zemaj tutje

