Kongresisti republikan për deklaratën e ministres serbe: Neveritëse, arsye që OSBE të mos e organizojë sesionin 2027 në Beograd

by Nexhat

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, tha se deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik” në Kosovë është e neveritshme.

Ai tha se pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse duhet Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.

banner

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Europë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.

Paunoviq ditë më parë ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy