Voziti i dehur në shirit të kundërt, arrestohet shoferi që e shkaktoi aksidentin me fatalitet sot

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar shoferin që shkaktoi aksidentin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Ai dyshohet për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

“I dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre (3) pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK”, tha prokuroria.

banner

Prokuroria tha se në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy