Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar së Bashkuar ka bërë thirrje për riintegrimin e serbëve në sistemin e drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e kësaj jave.
Duke iu referuar vendimit të ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, Ambasada theksoi se dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i kishte konsideruar një hap prapa.
“Mbretëria e Bashkuar e mirëpriti Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kuadrin ligjor të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm për serbët e Kosovës, dhe i konsideroi dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 si një hap prapa, që dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një postim të ambasadës britanike në Facebook.
Ambasada e britanike thotë se me riintegrimin e serbëve në sistemin e drejtësisë forcohet besimi i publikur në institucionet e vendit.
“Ne e kemi mirëpritur reagimin e kahershëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave. Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”.

