Nga fletushkat në Kaçanik te rasti i dhunimit: Bashkëshortja e Muhamet Likës përmend rastet që ai kishte hetuar

by Nexhat

Violeta Mulaku-Lika, bashkëshortja e të ndjerit, policit Muhamet Lika, ka nisur dëshminë e saj në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku ka folur për zhvillime dhe detaje që lidhen me rastin ndaj të akuzuarve.

Gjatë dëshmisë së saj, Violeta ka treguar për raportin e Muhamet Likës me personat e akuzuar, duke përmendur se ai i kishte rrëfyer asaj për raste që i kishte përcjellë gjatë punës së tij.

banner

Ajo ka përmendur ndër të tjera rastin e shpërndarjes së fletushkave në Kaçanik për mosfestimin e Vitit të Ri, si dhe një rast tjetër të dhunimit, për të cilin ka deklaruar se ishte ndjekur nga Muhamet Lika, transmeton Indeksonline.

Sipas dëshmisë së saj, Muhameti e kishte informuar më herët për këto raste dhe për zhvillimet që lidhen me personat ndaj të cilëve po zhvillohet procedura gjyqësore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy