Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit.
Në këtë njoftim u tha se Ajeti e ka uruar Gashin me rastin e marrjes së detyrës, duke i dëshiruar “suksese në ushtrimin e mandatit të tij”.
“Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”.

