Arsenali e ka kompletuar një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës, duke e zyrtarizuar transferimin e Christos Tzolis nga Club Brugge.
Sulmuesi grek i lindur në vitin 2002 iu bashkohet “Topçinjve” me një transferim përfundimtar, pasi klubi londinez e arriti marrëveshjen me kampionët e Belgjikës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Arsenali, i cili ka njoftuar se Tzolisi e ka nënshkruar kontratën dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mikel Arteta për sezonin e ri,
Tzolisi vjen pas një sezoni shumë të mirë me Club Brugge, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës falë golave dhe asistimeve të tij.

