Ky është dajli 26 vjeçar që dyshohet se e vrau babain e tij aksidentalisht në Strellc të Deçanit

by Nexhat

Siç raporton “Sinjali”, dyshohet se autori i vrasjes aksidentale sot në Strellc të Deçanit është Erdonit Hasanramaj 26 vjeç, i cili është edhe djali i viktimës, Shpend Hasanramaj.

Policia ka konfirmuar se vrasja dyshohet të ketë ndodhur në mënyrë askidentale në oborrin e stanit në Strellc.

banner

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar se një person është vrarë në fshatin Strellc të Deçanit.

Ai ka thënë se në orën 13 e 42 minuta kanë marrë informacionet për një person të vrarë në oborrin e një stani në Strellc dhe sipas Rugovës, vrasja dyshohet se ka ardhur në mënyrë aksidentale dhe se bëhet fjalë për një incident mes familjarësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy