Haxhiu për gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr: I pagoi Serbia, kanë marrë pjesë në takime ku është folur për bllokim të rrugëve

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke iu referuar “të dhënave që kam në dispozicion” referuar gjyqtarëve dhe prokurorëve sikurse edhe stafin mbështetës administrativ, tha se “pjesa dërmuese e tyre kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë mjete financiare nga Serbia në forma të ndryshme. që nga viti 2017 e deri më tani”.

“Pra edhe gjatë kohës sa ata kanë qenë prokurorë e gjyqtarë janë paguar nga Serbia. Lojaliteti i treguar për Serbinë është shpërblyer edhe me mjete financiare në kohën kur është pritur që të njëjtit të ushtrojnë mandatin e tyre në dobi të qytetarëve. Ka shumë raste, disa prej tyre edhe publike, ku ish-gjyqtarë e prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi, si dhe në Kosovë, ku janë diskutuar plane e janë marrë vendime për bllokim të rrugëve”.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy