Jurgen Klopp është rikthyer në skenën e futbollit.
Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e tij si selector i kombëtares së Gjermanisë.
Tekniku gjerman ka nënshkruar një kontratë që e mban në krye të Gjermanisë deri në korrik të vitit 2030, duke marrë përsipër misionin për ta rikthyer përfaqësuesen gjermane në elitën e futbollit botëror, transmeton Klankosova.tv.
Klopp vjen në këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në nivel klubesh, ku kulmin e arriti me Liverpoolin, me të cilin fitoi trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premier Leaguen
OFFICIAL: Jurgen Klopp is the new manager of the German national team 🇩🇪🤝 pic.twitter.com/DgPoMEr7Gg
— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 24, 2026

