Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dalë me një njoftim zyrtar pasi shpalli aktgjykimin ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas njoftimit, Ahmeti është shpallur fajtor për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas nenit 430, paragrafi 2, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e ka dënuar atë me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Po ashtu, Ahmeti obligohet që, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të paguajë 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.
Në njoftim thuhet se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

