Gjyqtarët dhe prokurorët serbë temë kryesore në takimin e Kurtit dhe Sorensenit që ka zbarkuar në Prishtinë, ZKM lëshon komunikatë

by Nexhat

Zyra për media e kryeministrisë ka njoftuar se në Prishtinë po qëndron emisari i BE-së, Peter Sorensen. Sorensen është takuar me Kurtin në Qeveri dhe ndër të tjera kanë diskutuar edhe për çështjen e prokurorëve serbë.

Kurti duke iu përgjigjur për këtë tema ka thënë se Qeveria e Kosovës promovon kushtetutshmëri, ligjshmëri, barazi e përfshirje të të gjitha komuniteteve.

banner

Kreu i Qeverisë ka thënë se rruga përpara është ajo që përcakton Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

“Duke iu përgjigjur të dërguarit Sorensen lidhur me çështjen e ngritur prej tij për kthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr, Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës afirmon dhe insiston në kushtetutshmëri dhe ligjshmëri, barazi të qytetarëve e përfshirje të të gjitha komuniteteve. Të punësuarit në institucionet e Republikës, janë dhe duhet të jenë nga të gjitha etnitë, e të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik, përfshirë këtu policinë, gjyqësorin e prokurorinë e shtetit. Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy