Imran Khan shkarkohet përfundimisht nga pozita e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

by Nexhat

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, është shkarkuar përfundimisht nga posti i tij, pas një vendimi të mbështetur nga 82 prej 125 shteteve anëtare të kësaj gjykate.

Shkarkimi lidhet me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, pretendime të cilat Khan i ka mohuar vazhdimisht, duke insistuar se nuk ka kryer asnjë shkelje, shkruan reuters.

banner

Karim Khan ishte në krye të Prokurorisë së GJNP-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht pas vendimit për të kërkuar masa ndaj liderëve të përfshirë në konflikte ndërkombëtare.

Largimi i Khan nga posti i prokurorit vjen në një moment të ndjeshëm për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy