Shqetësime në Angli, rritet siguria në shtëpitë e dy yjeve argjentinase

by Nexhat

Dy futbollistët argjentinas, mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, dhe mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, kanë angazhuar ekipe private sigurie për të mbrojtur shtëpitë e tyre në veriperëndim të Anglisë. Ky vendim erdhi pas gjysmëfinales së zjarrtë të Kupës së Botës, ku Argjentina mposhti Anglinë me rezultat 2-1.

Rojet private qëndruan pranë banesave të lojtarëve për dy ditë të plota, mes tensioneve dhe zemërimit të shtuar pas eliminimit të Anglisë. Situata u përkeqësua edhe më shumë pasi Martinez u shfaq gjatë festimeve me një pankartë ku shkruhej: “Ishujt Falkland janë argjentinas”, së bashku me Alexis Mac Allister, Cristian Romero dhe Juan Lo Celso. Pamjet shkaktuan polemika të shumta.

banner

Sipas gazetës britanike “The Sun”, autoritetet nuk regjistruan asnjë tentativë për sulm apo vandalizëm ndaj pronave të Martinezit dhe Mac Allisterit. Gjithashtu, drejtuesit e Manchester United nuk u përfshinë në organizimin e masave të sigurisë, pasi ishte vetë Martinez ai që vendosi të angazhonte sigurim privat.

Qëllimi ishte të parandalohej çdo reagim i mundshëm i zemëruar, të ngjashëm me incidentet e mëparshme, kur muralet e futbollistëve anglezë ishin dëmtuar pas zhgënjimeve të kombëtares.

Pavarësisht tensioneve, popullariteti i Martinezit te tifozët e Manchester United mbetet shumë i lartë. Që nga transferimi i tij në verën e vitit 2022, ai ka fituar zemrat e tifozëve në “Old Trafford”, të cilët prej dekadash kanë kënduar “Argentina” në mbështetje të futbollistëve argjentinas.

Edhe Alexis Mac Allister kishte marrë një mbështetje të ngjashme nga tifozët e Brightonit pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës 2022

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy