Drita kualifikohet në raundin e tretë të Conference League

by Nexhat

(E plotësuar, 22:31) – Drita ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të Conference League, pasi ka mposhtur skuadrën Floriana të Maltës pas vazhdimeve.

Skuadra gjilanase e ka përfunduar kohën e rregullt me rezultat 1:1, njësoj si në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, duke bërë që fituesi të përcaktohej në vazhdime. Rezultati agregat pas dy ndeshjeve është 3-2 në favor të skuadrës kosovare. 

banner

Heroi i Dritës ka qenë Arb Manaj, i cili ka shënuar golin vendimtar në minutën e parë të vazhdimeve. Sulmuesi e ka shtyrë topin në rrjetë pas një asistimi të saktë nga Ovouka, duke i dhënë epërsinë kampionëve të Kosovës.

Floriana kishte kaluar e para në avantazh në minutën e dyzet me golin e Paul Mbong, ndërsa Drita ka barazuar në minutën e tetëdhjetë e shtatë me Jorgo Pellumbin, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Falë përmbysjes së madhe dhe fitores së arritur pas 120 minutash lojë, Drita vazhdon rrugëtimin në garat evropiane dhe siguron një vend në raundin e tretë kualifikues të Conference League. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy