Greqi: Shkon në tre numri i zjarrfikësve të vdekur nga zjarret

by Nexhat

Numri i zjarrfikësve të vdekur në Greqi ka shkuar në tre, ndërsa vendi vijon të përballet me zjarre të mëdha që janë përhapur në disa zona.

Viktima e fundit humbi jetën gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr në rajonin e Peloponezit, bëri të ditur një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për agjencinë e lajmeve Reuters.

banner

Më herët, dy zjarrfikës të moshës 23 dhe 27 vjeç humbën jetën në Kretë, pasi mbetën të bllokuar pranë fshatit Krya Vrysi, teksa po lëviznin mes vatrave të zjarrit.

Sipas shërbimit zjarrfikës, të dy u gjetën pa ndjenja jashtë automjetit të tyre të punës.

Qendra e Emergjencave e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Greqia dhe Italia pritet të përballen me një rrezik edhe më të lartë nga zjarret në javët e ardhshme, ndërsa flakët kanë përfshirë tashmë edhe zona të Francës dhe Spanjës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy