Rrahmani kundër koalicionit me LVV-në: Do të ishte pranimi i keqqeverisjes

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se është kundër çdo bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar qeverisjen e saj si të dëmshme për vendin.

Në një intervistë për RTV21, Rrahmani tha se përfshirja në një qeveri me LVV-në do të nënkuptonte pranimin e, siç u shpreh ai, “keqqeverisjes” së gjashtë viteve të fundit.

banner

“Unë nuk besoj se duhet të përfshihemi në një keqqeverisje me një pushtet që ka përdorur çdo mjet propagandues, nxitës dhe përçarës ndaj popullit dhe kategorive që kontribuojnë për shoqërinë. Çdo bashkëpunim do të nënkuptonte ndarjen e përgjegjësisë dhe pranimin si të mirëqenë të kësaj qeverisjeje. Situata politike është jashtëzakonisht e rëndë, institucionet nuk po funksionojnë si duhet dhe vendi po shkon drejt autoritarizmit”, deklaroi ai.

Rrahmani u shpreh gjithashtu se çdo subjekt opozitar që do të pranonte një marrëveshje me LVV-në vetëm për postin e presidentit do të dilte humbës politikisht.

“Posti i presidentit nuk duhet të shihet si bazë për koalicion. Nëse partitë duan bashkëqeverisje, atëherë duhet të jenë pjesë e ekzekutivit. Çdo pranim i një marrëveshjeje vetëm për zgjedhjen e presidentit është humbje për partitë opozitare. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me pushtetin”, tha Rrahmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy