Kuvendi për fatin e Abdixhikut- sa vota duhen për ta shkarkuar sipas Statutit të LDK’së?

by Nexhat

 Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesës për një mbledhje të jashtëzakonshme të rreth 150 delegatëve. Në këtë Kuvend do të vendoset për kërkesën e vetme, atë të shkarkimit ose jo të Lumir Abdixhikut, .

Sipas Statutit të LDK’së, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës përbëhet nga 354 delegatë plus kryetari i partisë.

banner

Në Nenin 20 të Statutit të LDK’së, thuhet se vendimet e Kuvendit janë të plotëfuqishme nëse në mbledhje marrin më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse “për” votojnë shumica e të pranishmëve.

“Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme në qoftë se në mbledhje marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse për to votojnë shumica e të pranishmëve”, thuhet në pikën 1 të Nenit 20.

Derisa në pikën 2 të të njëjtit Nen, thuhet se vendimet në Kuvend merren me votim të hapur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy