Momenti kur Imri Ahmeti tund kokën teksa Lumir Abdixhiku akuzon bashkëpartiakët për nismën ndaj tij

by Nexhat

Një video e publikuar nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së ka tërhequr vëmendjen, pasi kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, shihet duke tundur kokën gjatë fjalimit të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e tij para delegatëve, Abdixhiku kritikoi nismën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë të gabuar dhe të panevojshme. Ai tha se për herë të parë në historinë e LDK-së, partia nuk është mbledhur për të zgjedhur, por për të rrëzuar kryetarin.

banner

“Këtë Kuvend nuk e kam thirrur, ky Kuvend është thirrur. Thirrja e Kuvendit nga delegatët tanë është një mekanizëm krejt demokratik. Më duhet të them me keqardhje të madhe, që këtë Kuvend as nuk e ndjej e as nuk e shoh si festë… sepse për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare nuk po mblidhemi për të zgjedhur, por po mblidhemi për të rrëzuar”, deklaroi Abdixhiku.

Ai u shpreh se iniciatorët e kësaj nisme kanë zgjedhur një moment të papërshtatshëm, duke theksuar se zgjedhjet e rregullta të partisë janë vetëm pak muaj larg.

“Iniciatorët kanë mundur të presin pak muaj nga sot, kjo karrige këtu mund të ishte e lirë për secilin që mendon se e meriton. Por, ja që kjo rrugë u zgjodh… Kjo nismë është e gabuar, e pavend, e pakohë”, tha ai.

Gjatë këtyre deklarimeve, në video shihet Imri Ahmeti duke tundur kokën, një moment që ka nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme në opinion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy