Shkëndija vazhdon sigurt, kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Konferencës

by Nexhat

Shkëndija ka arritur kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.

Ekipi tetovar arriti me sukses të kalojë raundin e dytë kualifikues, duke e eliminuar ekipin nga Sllovenia, Bravo, shkruan Gazeta Express.

banner

Kuqezinjtë ishin në disavantazh nga ndeshja e parë 2:1, kurse sonte në Shkup triumfuan 3:1 për të avancuar në raundin e tretë.

Por, nuk ishte e lehtë për Shkëndijën, që e pa veten në disavantazh në minutën e 17-të, kur Stankovic realizoi.

Në minutën e 36-të, një autogol i Jovan barazoi rezultatin, e që qëndroi deri në fundin e pjesës së parë.

Kryeziu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të të takimit, kurse në minutën e 88-të, Gjorgjievski realizoi për t’ia siguruar Shkëndijës kualifikimin tutje.

Në raundin e tretë kualifikues, Shkëndija do të përballet me fituesin mes ekipit kosovar, Malisheva dhe atij skocez, Hibernian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy