Shkakrimi i gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Lajm i keq që KGJK nuk veproi njejtë sikurse KPK

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm shumë të keq faktin që KGJK nuk ka vendosur për ndërprerje të kontratave të punës të gjyqtarëve serbë, njëjtë siç kishte vepruar Këshilli Prokurorial, shkruan Express.

Haxhiu ka thënë se i ka dërguar edhe një shkresë kryesuesit të KGJK-së, ku e ka njoftuar me një raport për integritetin e gjyqtarëve serbë.

banner

Ajo ka thënë se e ka ftuar të njëjtin edhe në një takim, pro s’ka marrë ende përgjigje.

 “Lajm shumë i keq që atë ditë KGJK nuk veproi njëjtë sikur KPK dhe në linjë me përgjegjësitë ligjore. Iu kam dërguar shkresës kryesuesit të KGJK-së e kam njoftuar për raportin që unë kam në raport me integritetin e gjyqtarëve serbë. S’më është përgjigjur në atë letër. E kam njoftuar për disa çështje, e i kam thënë që e pres në takim” ka thënë ajo.

“Pres që sa më parë KGJK të veprojë në raport me përgjegjësitë”, ka shtuar tutje Haxhiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy