OVL-UÇK pret në takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, diskutohen shqetësimet e veteranëve

by Nexhat

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku janë diskutuar temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve.

Lidhur me këtë takim, OVL-UÇK ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

banner

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy