Lokacion i ri i dyshuar në Zubin Potok, Prokuroria kërkon leje për zhvarrim

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, ka njoftuar se sot, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas njoftimit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.

Ndër të tjera bëhet e ditur se pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy