Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë shënuar rritje gjatë këtij viti, duke arritur vlerën rreth 300 milionë euro. Megjithatë, bilanci tregtar vazhdon të jetë dukshëm në favor të Shqipërisë.
Sipas të dhënave, Kosova ka importuar mallra nga Shqipëria në vlerë rreth 221 milionë euro, ndërsa eksportet e saj drejt shtetit amë kanë arritur rreth 70 milionë euro. Ekspertët vlerësojnë se ky dallim krijon një deficit të konsiderueshëm tregtar për Kosovën.
Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, thotë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka arritur rreth 150 milionë euro, ndërsa sipas tij, deri në fund të vitit mund të shkojë në 250 deri në 300 milionë euro.

